Izraeli ndalon veprimtarinë dhe transmetimet e Al Jazeera

Postuar në 05 Maj, 2024 14:02

Kabineti i luftës ën Izrael ka vendosur ndalimin e kanalit televiziv Al Jazeera. Njoftimi është dhënë në rrjetin “X” nga kryeministri Beniamin Netanyahu që ka raportuar për një “vendim unanim”.

Ministri i Komunikimit Shlomo Karhi ka shtuar më vonë se ka nxjerrë urdhëra për ndalimin e kanalit që sipas tij do të hyjnë në fuqi menjëherë. Krahas ndalimit autoritetet kanë urdhëruar konfiskimin e të gjitha pajisjeve dhe infrastrukturës, një akt që mendohet se do të sjellë tensionimin e marrëdhënieve me Katarin, financues i rrjetit dhe një ndër ndërmjetësit kryesorë të armëpushimit me Hamasin.

Për kryeministrin izraelit, raportimet e njëanshme të Al Jazeera “dëmtojnë sigurinë e Izraelit” dhe si shembull për ta konfirmuar këtë shërben edhe raportimi i Zein Basravit nga Ramallah që u shpreh se:

Konflikti Izrael-Palestinë është një ndër arsyet kryesore që rrjeti ynë ekziston

Comments

Submitted by Hajro (not verified) on

Me qindra miliona euro publicitet qe shpenzon izraeli, sa per trajnime e kurse kunder antisemitizmit, sa per foto video e filma qe nxisin simpatine per femrat bukuroshe ne uniforme me arme automatike ne duar, sa per te sajdisur amerikane, gjermane, franceze e engleze, po edhe ruse e kineze, madje edhe turq, te majte e te djathe qe ti kte perkrah kur te jete nevoja, mos po i prish imazhin nje tv me shume e nje me pak :)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.