Rusët zëvendësojnë trupat amerikane në Niger

Postuar në 05 Maj, 2024 17:00

Këshilltarë dhe pajisje ushtarake ruse kanë mbërritur në Niger, pas lajmit për largimin e forcave amerikane.

Sipas televizionit shtetëror, një grup i parë prej rreth 100 këshilltarësh rusë kishte mbërritur në Niger më 10 prill së bashku me sistemet e mbrojtjes ajrore.

Dy transportues ushtarakë mbërritën të shtunën, sipas Tele Sahel, i cili raporton se Rusia ka dërguar më parë tre aeroplanë mallrash me material ushtarak dhe instruktorë.

Korpusi i Afrikës, i parë si pasardhës i grupit paraushtarak Wagner në Afrikë, konfirmoi mbërritjen e instruktorëve në një postim në llogarinë e grupit në Telegram.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, deklaroi të enjten se trupat ruse janë instaluar në një bazë ajrore të Nigerisë pranë aeroportit të Niamey, ku strehohen edhe trupat amerikane.

Regjimi ushtarak i Nigerit, i cili e mori pushtetin përmes një grushti shteti në korrik 2023, dëboi trupat franceze me bazë në vend dhe e cilësoi marrëveshjen ushtarake të qeverisë së mëparshme me Shtetet e Bashkuara, si të "imponuar në mënyrë të njëanshme".

Uashingtoni ra dakord në prill të tërheqë rreth 1000 ushtarët e tij në vend. Forcat amerikane kanë një bazë kyçe dronësh pranë Agadez, të ndërtuar me një kosto prej rreth 100 milionë dollarë.

Udhëheqësit ushtarakë të Nigerit janë afruar më shumë me Rusinë, siç kanë bërë fqinjët Mali dhe Burkina Faso, të cilat gjithashtu qeverisen nga udhëheqës ushtarakë të dalë nga një grusht shteti dhe po luftojnë grupet rebele të lidhura me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik.

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Ruset dhe kinezet jane shume te preferuar nga qeverite afrikane. Arsyeja eshte shume e thjeshte: bashkepunimin me to, si ushtarak ashtu edhe ekonomik, nuk kushtezohet me asgje qe ka te beje me politiken. Kjo eshte logjika e thjeshte e qeverive te korruptuara afrikane. Kam pare dokumentare, sesi kompani kineze i trajtonte punetoret vendas ne Kenia; si te ishin ne kampe perqendrimi. Sado shfrytezuese te jene kompanite perendimore, kane ca rregulla strikte, qe kane te bejne me standardin e trajtimit te te punesuarve. Ne aspektin ushtarak eshte edhe me e rende; brutaliteti i reparteve te tipit Wagner ne Afrike e gjetke, eshte shume me i madh edhe se ai qe shohim ne filmat aksion me mercenare amerikane.
Te zezte afrikane! Popujt e ketyre monstrave qe i qeverisin, do t'ia shohin efektin ketij bashkepunimi shume shpejt dhe ne afatgjate.

Submitted by haha (not verified) on

nuk e mora vesh .... i trajtojme me mire apo me keq se perendimoret qe nga kolonizimi i tyre i Afrikes e deri me tashti qe po flaken jashte kontinentit?
i shkreti ti ... nuk e ke kuptuar akoma natyren njerezore :)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.