irani

Khamenei: SHBA të heqë sanksionet, pastaj i rikthehemi marrëveshjes së vitit 2015

Postuar në 07 Shkurt, 2021 12:20

Lideri iranian, Ayatollah Ali Khamenei ka dekalruar se Irani nuk do të përmbushë asnjë detyrim që rrjedh nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nëse SHBA nuk heqin të gjitha sanksionet.

Është Irani që ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta që rrjedhin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe jo SHBA, as edhe tre shtetet europiane. Nëse duan që Irani t’i rikthet angazhimeve të veta, SHBA duhet të heqë së pari të gjitha sanksionet

Macron propozon ndryshim të formatit për marrëveshjen bërthamore. Irani: Ka hallin e shitjes së armëve

Postuar në 31 Janar, 2021 00:11

Pas Turqisë, presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon belanë e protagonistit edhe në një rajon tjetër: në Gjirin Persik. Ai ka propozuar së fundmi që në bisedimet e reja me Iranin për çështjen bërthamore të përfshihet edhe Arabia Saudite, rivali kryesor strategjik në rajon i Teheranit zyrtar.

Marrëveshja bërthamore është ndërkombëtare dhe shumëpalëshe, ratifikuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me Rezolutën nr. 2231 që është e panegociueshme dhe palët në të janë të ditura dhe të pandryshueshme

Tensionet me Iranin, SHBA shton bazat ushtarake në Arabinë Saudite

Postuar në 27 Janar, 2021 23:48

Ushtria amerikane do të ngrejë baza të reja ushtarake në Arabinë Saudite.

Video/France24 publikon pamje nga vrasjet në protestat e nëntorit 2019 në Iran

Postuar në 25 Dhjetor, 2020 13:32

 

France24 publikon sot pamje video nga protestat e zhvilluara në Iran në nëntor të viti 2019 që lindën si reagim i rritjes së çmimeve të naftës. Në atë kohë, qeveria iraniane bllokoi internetin dhe linjat telefonike, por përplasja është filmuar nga kamera amatore.

Media në fjalë raporton se ka analizuar 750 video amatore dhe ka realizuar një material që e quan video-investigim ku paraqiten forcat iraniane të sigurisë që qëllojnë me armë zjarri kundër protestuesve.

Një njeri i Gardës Revolucionare për President të Iranit

Postuar në 13 Dhjetor, 2020 19:23

Dr. Ardavan Khoshnood, një studies i politikës dhe kriminolog në universitetin e Lund, shkruan në një opinion publikuar në qendrën studimore, “Begin Sadat” se në krye të Iranit me gjasë mund të vijë Hossein Dehgan.

Irani pretendon se shkencëtari Fakhrizadeh u vra me armë të kontrolluara nga satelitë

Postuar në 06 Dhjetor, 2020 23:42

Autoritetet iraniane pretendojnë se shkencëtari i tyre kryesor për programin bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh u vra përmes një arme automatike të drejtuar në rrugë satelitore.

Fakhrizadeh po udhëtonte në një autostradë jashtë Teheranit…kur një armë automatike shënjestroi mbi fytyrën e tij dhe qëlloi 13 herë

Vritet drejtori i programit bërthamor, Irani akuzon Izraelin

Postuar në 27 Nëntor, 2020 17:45

Pas disa orësh pasigurie, qeveria iraniane konfirmoi se një shkencëtar shumë i rëndësishëm i lidhur me programin bërthamor iranian u vra në veri të vendit. Mohsen Fakhrizadeh ishte drejtori i përgjithshëm i programit  "Amad" (Shpresë), një program që sipas shërbimeve të inteligjencës izraelite dhe amerikane është i lidhur me studimet që Irani vijon të zhvillojë në fshehtësi për të zhvilluar bombën atomike. Programi është një lloj studimi i fizibilitetit për të kuptuar se cilat procedura duhet të ndiqen për ndërtimin e ndonjë bombe bërthamore për Republikën Islamike.

Raportime në media: Irani planifikoi vrasjen e ambasadores amerikane në Afrikën e Jugut

Postuar në 15 Shtator, 2020 23:03

Shërbimet iraniane janë përpjekur të vrasin ambasadoren e SHBA në Afrikën e Jugut, Lana Marks, në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së kreut të forcave Quds, Qasem Soleimani në fillim të këtij viti në Baghdad.

Media të ndryshme citojnë raporte të shërbimeve amerikane sipas të cilave në organizimin e atentatit presupozohet se është përfshirë edhe ambasada iraniane në Pretoria, ndërkohë që diplomatja është njoftuar për një rrezik të tillë.

Irani jep shifra të tjera: 25 milionë të infektuar, 14 000 të vdekur. Në rrezik infektimi, 35 milionë njerëz

Postuar në 18 Korrik, 2020 12:26

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, deklaroi së fundmi në në Iran aktualisht janë prekur nga CoVid-19, 25 milionë njerëz. Ai ka referuar një raport të Ministrisë së Shëndetësisë sipas të cilit shifra e deklaruar deri më tani prej 269 440 të infektuarish nuk i përgjigjet të vërtetës.  

Vlerësimi ynë është që deri më tani 25 milionë iranianë janë infektuar me këtë virus dhe rreth 14 000 kanë vdekur. Ekziston mundësia që rreth 30-35 milionë njerëz të tjerë të jenë në rrezik infektimi

Ekspertja e OKB-së, Callamard: Vrasja e Qasem Soleimanit ishte e paligjshme

Postuar në 08 Korrik, 2020 17:26

Vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani ishte e paligjshme. Në ktë konkluzion del një prej raporterëve të OKB-së, Agnes Callamard që përgjigjet për ekzekutimet arbitrare dhe pa vendim gjyqësor. Sipas Callamard pretendimi i amerikanëve dhe vrasja e 3 janarit u krye për shkak të të dhënave se Soleimani po organizonte një sulm ndaj trupave të SHBA nuk provohet.

Pages

Subscribe to RSS - irani