Një zonë e re kohore për Hënën

Postuar në 03 Prill, 2024 17:08

Shtëpia e Bardhë kërkon që agjencia amerikane e hapësirës NASA të zhvillojë një zonë të re kohore për Hënën - Koha e Koordinuar Hënore (CLT).

Koha lëviz më shpejt në Hënë për shkak të fuqisë së ndryshme të fushës gravitacionale. Në raport me Tokën ka një ndryshim prej 58.7 mikrosekonda çdo ditë. Mund të mos duket shumë, por ka ndikim të rëndësishëm kur përpiqesh të sinkronizosh një anije kozmike.

Qeveria e SHBA shpreson se zona e re kohore do të ndihmojë në koordinimin efektiv të përpjekjeve kombëtare dhe private për të arritur në Hënë.

Graviteti në Hënë është pak më i dobët dhe orët funksionojnë ndryshe. Në Tokë, koha matet nga qindra orë atomike të stacionuara rreth planetit tonë, të cilat matin ndryshimin e gjendjes energjetike të atomeve për të regjistruar kohën në nanosekondë. Nëse këto orë do të vendoseshin në Hënë, për mbi 50 vjet ata do të ecnin një sekondë më shpejt.

Krahas NASA-s, edhe Agjencia Evropiane e Hapësirës ka zhvilluar një sistem të ri kohor. Duhet një marrëveshje midis vendeve dhe një organ koordinues i centralizuar - aktualisht kjo bëhet nga Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave për kohën në Tokë.

Për momentin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, përdoret Koha e Koordinuar Universale sepse ajo mbetet e ulët në orbitë. Një element tjetër mbi të cilin vendet do të duhet të bien dakord është se nga fillon dhe deri ku shtrihet korniza e re kohore.

Artemis-3 do të bëhet misioni i parë që do të kthehet në sipërfaqen e Hënës që nga misioni Apollo 17 në 1972. Ai pritet të ulet në polin jugor hënor, i cili mendohet të mbajë rezerva të mëdha uji-akulli në kratere që nuk shohin kurrë dritën e diellit.

Vendndodhja dhe drejtimi i këtij misioni kërkon saktësi ekstreme deri në nanosekondë, pasi një gabim sado i vogël në navigim mund të rrezikojë që anijet kozmike të hyjnë në orbitat e gabuara.

Por Artemis-3 nuk është e vetmja, pasi hapësira është bërë tashmë një fushë ku operojnë edhe nismat private. Nëse koha mes tyre nuk koordinohet, kjo mund ta vështirësojë dërgimin e të dhënave dhe komunikimin midis anijes kozmike, satelitëve dhe Tokës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.