Irani u kërkon vendeve arabe të armatosin palestinezët

Postuar në 11 Nëntor, 2023 17:01

Lufta mes Hamasit dhe Izraelit ka hyrë në ditën e 36-të. Prej 27 tetorit, Izraeli ka nisur një operacion tokësor në Gaza, ku jetojnë 2.4 milionë palestinezë. Nëse sulme të tilla vazhdojnë, presidenti iranian kërkon që vendet arabe të angazhohen për të armatosur palestinezët.

Ebrahim Raisi ua bëri këtë kërkesë liderëve arabë dhe myslimanë të mbledhur në kryeqytetin saudit. Ai tha se vendet myslimane duhet të "armatosin palestinezët" nëse "sulmet vazhdojnë" në Gaza dhe kërkoi që ta konsiderojnë ushtrinë izraelite si një "organizatë terroriste" për shkak të operacionit të saj të armatosur në Rripin e Gazës.

Presidenti iranian ndodhet në Arabinë Saudite, në një samit të përbashkët me liderët arabë. Kjo është vizita e tij e parë në mbretërinë arabe që marsi, kur dy vendet njoftuan rivendosjen e marrëdhënieve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.