Irani paralajmëron SHBA: Do hapen fronte të reja lufte në Lindjen e Mesme  

Postuar në 28 Tetor, 2023 14:50

SHBA mund të përballet me pasoja të tmerrshme në Lindjen e Mesme nëse vazhdon të mbështesë Izraelin, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm Iranian, Hossein Amir-Abdollahian.

Komentet e tij vijnë pas sulmeve amerikane në objektet ushtarake në rajon, që dyshohet se përdoren nga forcat e Teheranit.

Uashingtoni "po i këshillon të tjerët të tregojnë vetëpërmbajtje, por ai ka dalë plotësisht në krahtë Izraelit," tha ministri në një intervistë me Bloomberg TV.

Amir-Abdollahian paralajmëroi gjithashtu se gjakderdhja e vazhdueshme në Gaza "do të bëjë që situata të dalë jashtë kontrollit në rajon".

Pala amerikane duhet të vendosë – a dëshiron vërtet ta përshkallëzojë, ta intensifikojë luftën?

Ministri i Jashtëm mohoi që Irani të ketë udhëzuar grupet militante në Irak dhe Siri për të sulmuar SHBA-në, duke këmbëngulur se ata po vepronin vetë.

Ata nuk po marrin asnjë urdhër nga ne, asnjë udhëzim.

Të enjten, Pentagoni njoftoi se ka nisur sulme ajrore në dy objekte në Sirinë lindore që dyshohet se përdoren nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), një degë elitë e ushtrisë së Teheranit dhe grupe të lidhura me to. Presidenti  Biden deklaroi se bastisja ishte një përgjigje ndaj sulmeve të përsëritura ndaj forcave amerikane në rajon.

Duke komentuar konfliktin Hamas-Izrael, Amir-Abdollahian paralajmëroi se Jeruzalemi Perëndimor do të përballet me pasoja nëse do të nisë një pushtim tokësor në Gaza.

Hapja e fronteve të reja do të jetë e pashmangshme dhe kjo do ta vendosë Izraelin në një situatë të re që do ta bëjë atë të pendohet për veprimet e tij. Çdo gjë është e mundur dhe çdo front mund të hapet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.