Panairi i Punes
Rekrutimet e ushtarëve prezantohen si vende të lira pune
Hendeku që kanë zyrat e Punës për të plotësuar objektivat e punësimit, e kanë shtyrë qeverinë të përfshijë në vendet e lira të punës kuotat e rekrutimeve për ushtarët me pagesë.
Madje Forcat e Armatosura kanë patur stendën e tyre në Panairin e Punës në Berat, organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Stendat i ka vizituar, mes të tjerëve edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa 1/3 e vendeve vakante i përket ushtarëve me pagesë. Në Panair u rklamuan 300 vende të lira pune, ndërsa Rama u shpreh se objektivi i vitit për punësime nga zyra e punës është për 25000 mijë kontrata.
Qeveria e “ministrave turkoshakë” dhe “drejtorëve që të nxjerrin bojën”: “Punë ka. Profesionistë jo”
Sot është hapur në Tiranë “Panairi i Punës” për vitin 2016, i cili i ofron qeverisë një moto si argument të arritjeve të veta: “Në Shqipëri ka punë. Duhen profesionistë”. Nuk është një gjë e re që Panairi i Punës, organizuar nën kujdesin e kësaj qeverie të hapet dhe dominohet nga fryma optimiste në mos entuziaste për Shqipërinë që ofron mundësi reale. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, nuk diti të thoshte asgjë më shumë sesa lajmin e dalë boje tanimë se “ne reformuam Zyrat e Punës”.