1 euro
43 mijë m2 me 1 euro dhe një kufizim nga ligji
Në një raportim të vetin sot, MCN TV njofton për blerjen me 1 euro të Repartit të Artilerisë në Brar të Tiranës nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”. Në raportimin e vet, televizioni në fjalë sjell dokumentet përkatëse ku flitet për shifra mbi 100 milionë lekë për një sipërfaqe prej 43 mijë m2. Ndërkohë në të njëjtin televizion, përfaqësuesja e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Paula Bero, ka sqaruar se ligji përkatës e kufizon blerjen e aseteve ga OJF-të. Më poshtë intervista e znj. Bero dhe materiali për blerjen e truallit me objekte në Brar të Tiranës:
200 ha në Spitallë shpallen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” për 99 vjet dhe me vlerë 1 euro
Qeveria ka vendosur sot që të shpallë 199.7 ha tokë në Spitallë të Durrësit, si “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”. Ndërkohë po sot qeveria ka revokuar një vendim të vitit 2008 që shpallte një Zonë Ekonomike në Shkodër. Sipërfaqja që jepet në Durrës ka tarifën simbolike prej 1 euro dhe ajo do të jetë në dispozicion për 99 vjet. Në vendim është bërë një shpjegim se çfarë nënkupton statusi i ri që i jepet Zonës: “Llojet e veprimtarive që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
a) prodhuese, industriale dhe agropërpunim;
b) tregtare dhe magazinim mallrash;