stuhia

7 turistë të vdekur nga stuhia ne Halkidiki (Video)

Postuar në 11 Korrik, 2019 11:23

Makina të kthyera përmbys, pemë të çrrënjosura, shtëpi e dyqane të shkatërruara, por edhe 7 të vdekur e mbi 100 të plagosur. Ky është bilanci tragjik i stuhisë vrastare që goditi plazhet e njohura të Halkidikisë në Selanik mbrëmjen e së mërkurës. Tre ishin zonat më të prekura Sozopoli, Nea Plajia dhe Nea Potidha.

Brenda pak minutash, stuhia përfshiu gjithçka, duke lënë pas shkatërrimin dhe vdekjen. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë të moshës 2 dhe 8 vjeç. Mënyra sesi ata humbën jetën ishte tragjike.

Tajfun shkatërrimtar në Japoni (Video)

Postuar në 05 Shtator, 2018 09:56

Tajfuni “Jebi” më i forti që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit ka shkaktuar të paktën 10 viktima e mbi 300 të plagosur. Është klasifikuar si një nga stuhitë më të forta, të cilat rrallë godasin zonat e banuara. Kjo është stuhia e parë që ka kaluar mbi ishujt japonezë që nga viti 1993.

Më e goditur është zona e Osakës me shumë ndërtesa të shkatërruara, pemë të shkulura dhe automjete të dëmtuara. Shpejtësia e erës arriti në 220 km/h, ndërsa më shumë se 800 fluturime dhe qindra udhëtime hekurudhore e detare janë anuluar.

1921, stuhi dëbore në Jeruzalem

Postuar në 02 Shtator, 2016 19:38

Nuk ndodh gjithmonë por në vitin 1921, Jeruzalemi u godit nga një stuhi e fortë dëbore. Në atë bitë Jeruzalemimishte qendra e Mandatit Britanik mbi Palestinën.

Britani, stuhia Desmond provokon rekord reshjesh: 340 mm shi në 24 orë

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 00:27

Në Skoci dhe në Veriun e Anglisë stuhia Desmond ka provokuar përmbytje të mëdha. Një pjesë e banesave janë pa dritë dhe është dashur ndërhyrja e ushtrisë. Rekord është shënuar edhe në sasin e shiut të rënë: 340 millimetrea në 24 orë në Lake District, diçka më shumë sesa rekordi i vitit 2009 me 316.4mm. qysh në këtë moment ka nisur të flitet për efektet e ngrohjes globale dhe Britania duket se është një pikë kritike në këto lloj skenarësh pesimistë.

Subscribe to RSS - stuhia