moti

“Motori” i Altantikut, në momentin më të dobët të mijëvjeçarit

Postuar në 26 Shkurt, 2021 16:39

 

Qarkullimi në Oqeanin Atlantik, pjesë e të cilit është edhe rryma e Gjirit, sistemi i motit që sjell mot të ngrohtë dhe të butë në Evropë, është në nivelin më të ulët në më shumë se një mijëvjeçar. Shkak për këtë mund të jetë prishja e klimës.

Dobësimi i mëtejshëm i këtij qarkullimi mund të sjellë si pasojë stuhi që godasin Britaninë e Madhe, dimra më intensivë dhe një rritje të valës së të nxehtit dhe thatësirave në të gjithë Evropën.

Socialistët e Tiranës festojnë Ditën e Verës më 17 mars; më 14 parashikohet shi

Postuar në 10 Mars, 2019 13:26

Asgjë nuk mund ta prishë festën! Këtë mendon kryebashkiakur Erjon Veliaj, i cili sugjeron që Festa e Verës të zhvendoset më 17 mars, sepse më 14 parashikohet shi me gjyma. Janë 50 aktivitete, që në terma praktikë janë argalisja e miletit, të cilat mund të mos kenë atë kallaballëk që shpreson kryebashkiaku. Ndaj 14-ën ta bëjmë 17 se nuk u bë qameti.

Moti ekstrem në pranverë dhe në verë, njeriu ndikon për herë të parë klimën e planetit

Postuar në 28 Mars, 2017 09:46

Ndikimi i veprimtarisë njerëzore në ndryshimin e klimës mund të ketë nisur të japë efekte të jashtëzakonshme mbi motin dhe ndarjen stinore. “The Washington Post” raporton për një studim të fundit që krediton me gjetje të reja një ide që është konsideruar eksplozive: sipas saj, ngrohja e planetetit nuk sjell vetëm rritjen e valëve të ngrohta apo vëllimin e reshjeve, ajo ndryshon gjithashtu rrjedhën e motit. Ku supozim mbështetet në hipotezën se ndryshimi i klimës çon në ndryshim të modeleve të lëvizjes së ajrit në shkallë planetare duke provokuar një mot statik, pa dallime stinore.

Toka më e qartë se asnjëherë më parë

Postuar në 24 Janar, 2017 00:10

Sateliti  GOES – 16, që shërben për monitorimin e planetit dhe parashikimet meteorologjike arrin të marrë foto të planetit tonë nga hapësirë, katër herë më të detajuara se çdo foto e marrë deri më sot. NASA ka nisur publikimin e tyre duke deklaruar se këto foto paraqesin mundësi të reja vëzhgimi dhe parathonë se me çfarë saktësie do të jetë në të ardhmen parashikimi i motit.  

El Niño thyen rekordin e 1997-ës ku vdiqën 20 mijë njerëz dhe u shkaktuan dëme në 97 miliardë dollarë

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 19:48

El Niño është një dukuri meteorologjike me burim temperaturat e sipërfaqes së oqeanit Paqësor. Ai quhet edhe si Oshilacioni Jugor dhe konsiston në një rrymë uji të ngrohtë që zhvillohet në Paqësorin jugor dhe lindor. Lëvizja e madhe që krijon kjo rrymë drejt Amerikave shoqërohet me zhvillime meteorologjike të forta që kanë pasoja të mëdha. Për ilustrim, El Niño i vitit 1997-98 provokoi 20 mijë të vdekur dhe 97 miliardë dollarë dëme si pasojë e përmbytjeve, thatësirave, zjarreve, cikloneve dhe rrëshqitjeve të dheut aneambanë botës.

Subscribe to RSS - moti