elena kocaqi
Për Presidentin e Unitetit
Pak ditë më parë, Elena Kocaqi, një person që prezantohet si historiane dhe ushqen me iniciativë të palodhur tezën se “me shqiptarët nis bota", njoftoi se sondazhet në media e cilësonin atë si kandidaturë të preferuar për president të Republikës.
Më tej, një tjetër personazh i vështirë për t’u karakterizuar si Sazan Guri, ka zënë radhën. Sot po përflitet edhe Petrit Vasili, ndërkohë që nga shumica përhapen thashetheme se do jetë një femër, zgjedhje tipike e kryeministrit dhe jo e femrës me gjasë, e brenda këtij konteksti përfliten emra nga më të çuditshmit.