shtetasit
Vendimi: Shtetasit e SHBA qëndrojnë në Shqipëri deri në 1 vit pa leje qëndrimi
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar së fundmi një Vendim të bërë nga Ministria e Jashtme, që u njeh shtetasve amerikanë të drejtën e qëdrimit një vit në territorin e vendit, pa nevojën e një lejeje qëndrimi.
Vendimi i referohet ligjit “Për të huajt” dhe ai u njeh shtetasve në fjalë të drejtën e qëndrimit edhe për një vit, sërish pa leje, nëse ata kanë qëndruar jashtë Shqipërisë për më shumë se 90 ditë.