e drejta e autorit
Mediat nën shënjestër ekonomike të qeverisë
Carlo Bollino shkruan sot në gazetën e tij, “shqiptarja.com” për një vendim të marrë në gusht të këtij viti që sanksionon të drejtën që u njihet katër OJF në vjeljen e taksave për të drejtat e autorit. Sipas Bollinos që sjell në shkrim edhe tekstin e vendimit dhe faksimilen përkatëse, vendimi godet mediat, por edhe autorët, të cilëve u hiqet e drejta e negociimit me mediat për çdo prodhim të vetin. Më interesante akoma, këto OJF do të vjelin 1-4 përqind të reklamave për t’ua dhënë autorëve ndërkohë që 30 përqind të kësaj takse do ta mbajnë vetë si komision për punën e tyre të çmuar.
Gjyq për përdorimin e imazhit të Skënderbeut në pasaportat biometrike
Një proces jo i zakonshëm për Shqipërinë është ai që ka vënë në lëvizje vajza e skulptorit, Odhise Paskali, Floriana Paskali. Ajo kërkon dëmshpërblim nga shteti shqiptar për përdorimin që i është bërë imazheve të monumentit të Skënderbeut, që ndodhet në qendër të Tiranës, në pasaportat biometrike të qytetarëve shqiptarë. “Kjo vepër artistike është riprodhuar në pasaportat biometrike. Nuk është marrë leja e trashëgimtarëve dhe kanë të drejtë tashmë të përfitojnë dëmshpërblimin përkatës, pasi e drejta e autorit mbrohet deri në 70 vjet pas vdekjes. E drejta e autorit mbrohet me ligj.