imuniteti natyral
Vaksina e Para! Mjekësia stigmatizon imunitetin natyral
Mjekësia dhe katedrat universitare po rendin në mënyrë të çuditshme drejt një vetëdiskreditimi që mund të shpjegohet vetëm me konservatorizmin e tyre profesional dhe oportunizmin për çështje fondesh. Ka disa javë që në SHBA po diskutohet dhe analizohet rritja e numrit të infektimeve me CoVid-19 edhe në ato vende me shkallë të lartë vaksinimi dhe sërish ftesa e shkencëtarëve mbetet e njëjta: Vaksinohuni! Profesorë me tituj që përsërisin e përsërisin se vaksina është zgjidhje, madje se ajo është më e mirë se imuniteti natyral.