orbita
NASA: Testi i devijimit të orbitës së një asteroidi, i suksesshëm
Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka njoftuar se testi i saj i devijimit të trajektores natyrore të një trupi qiellor përmes goditjes, ka rezultuar i suksesshëm.
Anija DART ka ndryshuar trajektoren e një asteroidi vetëm duke u përplasur mbi të.
Në orbitë nuk ka luftë, tre kozmonautë rusë i bashkohen Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës
Tre kozmonautë rusë mbërritën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), duke iu bashkuar me kapsulën Soyuz misionit të përbashkët ruso-amerikan që vijon në orbitë prej 20 vitesh.
Ekipi i ri i kozmonautëve u ngrit nga kozmodromi rus Baikonur në Kazakistan dhe u ankorua në stacionin ndërkombëtar, ku do të qëndrojë për 6 muaj e gjysmë.
Nisja u transmetua drejtpërdrejt nga NASA TV dhe në faqen e internetit të agjencisë amerikane të hapësirës.
Orbita e një asteroidi mund të bëhet habitat njerëzor
Orbita e Ceres, një asteroid masiv dhe planet xhuxh në brezin e asteroidëve midis Marsit dhe Jupiterit, mund të bëhet strehë për njerëzimin në të ardhmen. Sipas studiuesve finlandezë, një habitat i ri mund të përshtatet për jetën humane duke mbledhur materiale nga vetë Ceres.
Mund të ngjajë si skenar filmi apo libri fantastiko-shkencor, por studimi i publikuar në arXiv këtë javë del në përfundimin se në orbitwn e Ceres mund të krijohet një atmosferë e ngjashme me Tokën, për shkak të pranisë së azotit.
Kina “hyn” në orbitën e Marsit
Një anije kozmike kineze hyri në orbitën e Marsit të mërkurën, në misionin për të çuar atje një rover, i cili do të mbledhë të dhëna për ujin nëntokësor dhe shenja të mundshme të jetës së dikurshme në planetin e kuq.
"Sonda kineze Tianwen-1 hyri me sukses në orbitën rreth Marsit të mërkurën, pas një udhëtimi gati shtatë-mujor nga Toka", njoftoi agjencia kineze e lajmeve, Xinhua.