Lynn Stout
Si i kthen njerëzit e mirë në psikopatë paradigma dominuese e biznesit
Dihet në qarqet e biznesit sot që drejtuesit e korporatave duhet të "maksimizojnë vlerën e aksionerëve". Korporatat supozohet se ekzistojnë për t'u shërbyer interesave të aksionerëve dhe jo (ose të paktën, jo drejtpërdrejt) atyre të drejtuesve, punonjësve, klientëve ose komunitetit. Sidoqoftë, kjo dogmë ngre një pyetje themelore. Çfarë, saktësisht, vlerësojnë aksionerët?