ballkani perendimore
Roli i Britanisë së Madhe në Ballkan, vëzhgim pak para samitit të Londrës
Ja një paradoks nga Britania e Brexit-it. Këtë verë, në një samit në Londër, që organizohet nga Ministria e Jashtme - sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, një mbështetës i vendosur i Brexit – do të projektohet si avokat i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Një vend që përgatitet të lërë BE-në, do të predikojë hyrjen e Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi në BE. Një vend që kërkon “të rimarrë kontrollin” nga dora e rëndë e Bruskelit, do të këshillojë të tjetërt që të dorëzojnë sovranitetit ndaj të njëjtit supershtet.