las vegas
Shumica(klikimet) përcakton Faktin/Akuza dhe ankesa ndaj Youtube për ngjarjen e Las Vegasit
Edhe masakra e Las Vegasit mplekset në lojërat e botës dixhitale dhe politikat e Google. Gazeta “The Guardian” raporton se të mbijetuarit e masakrës ku mbetën të vrarë 58 njerëz dhe u plagosën 500 të tjerë, por edhe familjarë të viktimave janë shumë të irrituar me platformën “Youtube”, e cila sipas tyre ka promovuar videot që e cilësojnë ngjarjen një mashtrim. Miliona klikime mbi disa video që kanë vetëm pak ditë që janë postuar, pasi edhe ngjarja është shumë e freskët.
Ngjarja e Las Vegasit - dhoma e Paddock dhe ndërhyrja e policisë(video+foto)
Dy materialet video tregojnë pamje nga vendngjarja e 2 tetorit në Las Vegas, ku nga kati i 32-të një hoteli - Mandalay Bay Resort and Casino - Stephen Paddock, 64 vjeç qëlloi me armë për 9 minuta ndaj një turme njerëzish që ndiqnin një koncert të këngëtarit Jason Aldean. Nga sulmi mbetën të vrarë 59 persona(përfshirë Paddock) dhe 530 të plagosur.
Ndërhyrja e policisë:
Sistemi elektronik i votimit në SHBA, krejtësisht i pasigurtë
Zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA hynë në histori si një proces zgjedhor që u kryen nën ndikimin e shërbimeve ruse. Madje kandidatja demokrate Hillary Clinton, deklaroi se ajo humbi zgjedhjet për shkak të ndikimit rus dhe kreut të FBI-së, Bill Comey. Nga ana tjetër procesi i votimit, i kryer në rrugë elektronike, u verifikua si i pacenuar. Çka do të thotë se makinat e votimit elektronik nuk i ishin nënshtruar sulemeve apo hakerimit.
Jason Bourne rikthehet. Kësaj radhe në Greqi...
Jason Bourne, agjenti i “pakontrollueshëm” rikthehet. Pas 8 vjetësh, Bourne do të jetë në Greqi, në një botë “post – Snowden”, siç shprehet aktori Matt Damon. Sipas tij shumë gjëra kanë ndodhur këto vite dhe ka shumë tema për t’u trajtuar, që nga të drejtat e njeriut, demokracia etj.. “Fillon në Greqi, ku lindi demokracia dhe mbyllet në Las Vegas...”, shton Damon. Premiera do të nisë më 29 korrik 2016 dhe kjo seri e re, përfshin edhe Tommy Lee Jones, Alica Vikander dhe Julia Stiles.
"Mendon se do të paguhesh njësoj si Presidentët meshkuj”?
Një pyetje shumë kurioze i është bërë kandidates për presidente të ShBA-së, Hillary Clinton, nga një vazjë e vogël, që ndodhej mes publikut në një takim në Las Vegas. “Mendon se do të paguhesh njësoj si presidentët burra”, pyeti vajza. Pasuan të qeshura por pyetja dhe një reagim mga Clinton: “Kjo është ndër ato punë ku femrat duhet të paguhen njësoj me meshkujt. Por kjo nuk ndodh kudo. Si presidente do të bëj gjithçka mundem që çdo grua në çdo punë të paguhet njësoj si meshkujt”.