çmimi i ujit
"Rritja e çmimit të ujit, arsye privatizimi i afërt i UKT-së"
Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, ka deklaruar sot se rritja e çmimit të ujit në Tiranë ka si arsye aferën e privatizimit të UKT-së.
“Rritja me 40 % e çmimit të ujit nuk do të përmirësojë furnizimin me ujë, por i shërben aferës korruptive për privatizimin e Ujësjellësit të Tiranës…
Prej 2 vitesh, ekspertët nuk pranojnë të çertifikojnë bilancet e Ujësjellësit të Tiranës për shkak të abuzimeve dhe keqmenaxhimit.
As në pushtet, as në opozitë. Thjesht në Pazar
Ajo që ndodhi sot në mbrëmje në Këshillin Bashkiak të Tiranës na rikonfirmon shijen e hidhur të poshtërimit që buron nga një klasë politike që është aty për të bërë biznes. Si fillim duhet të pranojmë se propozimi për rritjen e çmimit të ujit nuk është absurd në vetvete, as edhe nuk i mungon objektiviteti.
Çmimi i ujit duhet të jetë i unifikuar në mbarë vendin
Debati për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë pritet të marrë sot një përgjgje nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Por përtej eksperimenteve që kërkon të imponojë kryebashkiaku, meriton vëmendje një argument i sjellë prej tij për çmimet e diferencuara të ujit të pijshëm në bashki të ndryshme në Shqipëri. Veliaj u shpreh se çmimi i ujit është ndryshe në Kamëz, ndryshe në Korçë e Pogradec e kështu me radhë. Në fakt uji është pasuri pubike dhe çmimi i tij, sa kohë që administrohet nga kompani shtetërore duhet të jetë i unifikuar në mbarë territorin.
Veliaj rrit edhe çmimin e ujit të pijshëm, preken familjarë e biznese
Dardha e ka bishtin mbrapa dhe kështu mund të thuhet edhe për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe fushatën e tij për të kursyer ujin e pijshëm dhe ndërprerë lidhjet e paligshme. Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet ditën e mërkurë për të miratuar tarifat e reja të ujit të pijshëm. Çmimi propozohet të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset. "Panorama" zbardh vendimin që propozon Bashkia Tiranë për Këshillin Bashkiak, ku janë parashikuar të gjitha tarifat e reja.