konstandinopoja

Turqia përkujton 568 vjetorin e pushtimit të Konstandinopojës

Postuar në 30 Maj, 2021 14:11

Turqia ka celebruar dje 568 vjetorin e pushtimit të Konstandinopojës, sot Stambolli. Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan  ka përcjell një mesazh në tuiter përmes të cilit ka cilësuar se pushtimi i Konstandinopojës është një nga:

fitoret më të lavdishme të historisë sonë

Ai ka referuar Profetin Muhamed që parashikoi marrjen e Konstandinopojës dhe që cilësonte komandantin që do ta korrte atë arritje si ndër më të mirët.

Shqetësime për rënien e rolit të Patriarkanës së Stambollit në botën orthodhokse

Postuar në 21 Dhjetor, 2017 21:45

Gazetari i njohur grek, Alexis Papaxellas shkruan për rrezikun e humbjes së kontrollit të botës Ortodokse  nga Kostandinipoja.

Në një analizë të shkurtër ai thotë se është koha që Fanari  të marrë vendimet e tij para se të jetë tepër vonë për çështjen e zgjedhjes së Kryepeshkopit Orthodhoks të Amerikës, komunitet që përbën një forcë të madhe të lobit grek në Shtetet e Bashkuara.  

Ceremoni madhështore në Stamboll me rastin e 563 vjetorit të rënies së Konstandinopojës. Erdogan: “Ç’punë ka Rusia, SHBA dhe Irani në Siri”(foto)

Postuar në 30 Maj, 2016 18:34

Më 29 maj u mbushën 563 vjet nga pushtimi i Konstandinopojës nga forcat osmane të sulltanit Mehmeti II Fatihu. Me këtë rast, presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, ka urdhëruar një ceremoni madhështore në të cilën kanë marrë pjesë 1 milionë njerëz, siç raporton “Hurriet”. Masat e sigurisë, ekstreme: 9000 policë, pesë helikopterë, një nëndetëse, një fregatë, tre anije të Rojes Bregdetare dhe 27 qenë. U angazhuan 5005 autobuzë për të sjellë njerëzit nga 38 distrikte, 146 tragete, 150 porta sigurie, shoqëruar nga një skenë e jashtëzakonshme.

“Pushtimi i Kostandinopojës", ISIS, thirrje për të marrë Stambollin

Postuar në 19 Gusht, 2015 10:53

Shteti Islamik publikoi një video ku i bën thirrje popullit turk të rebelohet e të ngrihet në luftë kundër regjimit të Presidentit Tajip Erdogan, që ai e quan të pabesë dhe tradhtar. “Zëri i Amerikës” duke i referohet një lajmi të njoftuar nga faqja e shërbimit monitorues SITE,ku  grupi bën thirrje gjithashtu që populli turk të ndihmojë për marrjen e Stambollit. Sipas shërbimit SITE, videoja me titull "Një mesazh për Turqinë" u publikua nga e ashtuquajtura zyrë e mediave shtetërore në Raqqa, që i referohet kryeqytetit të grupit Shteti Islamik në Sirinë veriore.

Subscribe to RSS - konstandinopoja