agjentet

(Poli)Agjentët

Postuar në 27 Korrik, 2022 13:52

Kemi akuzuar vetë se

Ismail Qemali ka qenë agjent i grekëve. Helenofil. Kishte gruan greke.

Ahmed Zogolli, Zogu I, agjent i vjetër i shërbimeve jugosllave, më pas nën ndikimin Italian. "Mirupafshim o mik i sotshëm dhe armik i nesërm",- thuhet se i tha kryeministri Pashiç pasi e financoi të rimerrte pushtetin më 1924.

Esad Pashë Toptani. Nuk ka nevojë të prezantohet.

Mustafa Kruja, nacionalist, agjent i italianëve.

Agjentë të të gjitha llojeve, Bashkohuni! (Ish-presidenti nuk ka folur ende me emra)

Postuar në 16 Nëntor, 2020 22:18

Lulzim Basha ndodhet së fundmi në shënjestrën propagandistike të kryeministrit me akuzën e çuditshme se ka punuar për shërbimet e huaja në përpilimin e dosjes kundër Hashim Thaçit. Në bindjen e opinionit se Basha është agjenti që i bëri hatanë Thaçit janë angazhuar edhe gazetarë të ndryshëm. Mirëpo kjo puna e akuzave për agjentë është e vjetër.

Intervistë në TV shtetëror e dy të akuzuarve për çështjen Skripal (Video)

Postuar në 14 Shtator, 2018 10:31

Dy rusët e akuzuar si autorë të tentativës për helmim të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij u shfaqën në televizionin shtetëror rus, duke thënë se janë akuzuar padrejtësisht nga Britania për ngjarjen në Salisbury. Ata thanë se  kishin vizituar qytetin e të Anglisë për turizëm.

Lufta e ftohtë e çështjes “Skripal”

Postuar në 06 Shtator, 2018 10:10

Dy oficerë të Inteligjencës Ushtarake ruse, e  njohur edhe si GRU akuzon Britania për helmimin me noviçok të ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia. Kryeministrja Tereza i tha parlamentit se misioni i tyre ishte miratuar në nivelet e larta të udhëheqjes së Kremlinit.

Edhe SHISH del bllof me agjentët rusë

Postuar në 27 Mars, 2018 20:27

As Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror,  Helidon Bendo nuk ka thënë ndonjë arsye më shumë për dëbimin e diplomatëve rusë nga sa argumentoi Ministria e Jashtme. 

Në një raportim me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë, ku media u lejua vetëm pak minuta brenda, Bendo mësohet t’i jetë shmangur pyetjeve të anëtarëve të komisionit të sigurisë nëse SHISH-i ka qenë në dijeni të aktivitetit të dyshimtë të dy diplomatëve rusë të dëbuar një ditë më parë nga qeveria shqiptare, si dhe ndikimt rus për llogari të Partisë Demokratike. 

Britania kërkon ndihmën e BE-së: Të dëbojmë agjentët e Putinit

Postuar në 22 Mars, 2018 11:20

Rasti “Skripal” ka çuar marrëdhëniet ruso-britanike në pikën më të ulët të dekadës së fundit. Mestë dyja vendeve që kanë një histori të gjatë mosbesimi dhe spiunazhi të niveleve të larta, tensioni sa vjen dhe rritet me lëvizjet e Britanisë së Madhe që synon të spastrojë edhe Europën nga ajo që e quan si rrjeti i spiuanzhit rus.

Si në filma/Nisën operacion të përbashkët, Mossad i kthen partnerët francezë në agjentë të dyfishtë

Postuar në 27 Mars, 2017 10:11

Shërbimi sekret izraelit, i njohur edhe si Mossad, është bërë sërish pjesë e telenovelave mediatike. Kësaj radhe në Francë. Një raport i brendshëm i shërbimeve franceze është publikuar nga gazeta e njohur “Le Monde” nxjerr në pah përpjekjet e agjencisë izraelite për të kthyer agjentë francezë në burime të dyfishta informimi. Dhe me sa duket ia ka dalë më sukses.

Subscribe to RSS - agjentet