zgjedhjet ne pd
Nëse zgjedhjet i bleu krimi dhe pushteti, atëherë Marrëveshja e 18 majit bie
Fjalimi i Lulzim Bashës dje në mbrëmje ishte një kombinim i njohjes së humbjes, përgjegjësisë për të dhe manovrës për të mbajtur një rrugëdalje drejt rikonfirmimit në drejtimin e partisë. Fjalimi erdhi siç u tha pas një takimi me ish-kryetarin Sali Berisha, i cili deri më tani nuk është prononcuar për këto që kanë ndodhur. Vlen të kujtojmë këtu se intervista e fundit e Sali Berishës përpara zgjedhjes vuri në vëmendje edhe sjelljen e Bashës pas një humbjeje hipotetike dhe sipas ish – kryeministrit, akti i tij i dorëheqjes në vitin 2013, nuk ka pse të shihet si model.