zakonet
Arvanitët e maleve – aty ku flasin hyjnitë
Sapo jam kthyer nga Greqia dhe padyshim, udhëtimi drejt Livadhjasë për të shkuar drejt fshatit Qiriaqi (apo Kiriaki siç e shkruante Eda Derhemi në një shkrim të saj, çka dhe u bë shkas që të nisem drejt atyre maleve) më kishte lënë mbresa të mëdha, për faktin se deri atëherë, fshatrat arvanitase i kisha parë në fushat e Atikës, Mandra-s, drejt Korintit apo drejt Livadhjasë e Beotisë, etj, por kësaj radhe, ata i gjeta majë malesh ku padyshim, vizitori që vjen nga larg bën pyetjen: përse vallë janë ngjitur arvanitasit deri këtu?