yee
Drafti i Yee për krizën
Këto janë pikat kryesore të propozimit që zyrtari amerikan Hoyt Brian Yee u la palëve politike shqiptare për t’u dakordësuar për zgjidhjen e krizës politike aktuale.
1. Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;
2. Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;
Yee: Në politikë nuk ka garanci
Më poshtë bashkëbisedimi i plotë i zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit sot me gazetarë shqiptarë me rastin e vizitës në Tiranë:
Deri tani Z. Yee, keni takuar Z. Rama, Z. Meta dhe më pas Z. Basha. A keni një plan politik për krizën? Nëse dështon dhe opozita vazhdon të bojkotojë zgjedhjet, a do t’i njihni zgjedhjet? Po sikur gjërat të precipitojnë në dhunë e përplasje?
Yee dekreton paraprakisht 18 qershorin: Legjitim edhe nëse do të ketë Votime dhe jo Zgjedhje
Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee ka zbardhur qëndrimin e vet dhe të shtetit të vet që lexohet vetëm në një mënyrë: PD-ja të tërhiqet. Në një bashkëbisedim të zhvilluar me gazetarët, Yee ka thënë ndër të tjera:
Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë.
Kriza politike, Vizion Plus raporton për një përpjekje të re ndërmjetësimi nga SHBA
Vizion Plus raporton sot se javën që vjen në Tiranë do të vijë zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili do të bëjë një përpjekje të re për zgjidhjen e krizës politike në vend. Sipas këtij televizioni, Yee, i angazhuar së fundmi edhe në Kosovë e Maqedoni, do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Vizita është një kontribut tjetër për të dyja palët në krizë, që pas refuzimit të draftit të McAllister, në fakt humbën një shans të mirë për të zgjidhur pa lëshime thelbësore një situatë që nuk po dinë ta zgjidhin vetë.
Presidenti maqedonas: Zaev të japë garanci. Platforma e Tiranës nuk mund të jetë kusht për qeverinë e re
I dërguari i SHBA në Maqedoni, zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee, duket se mund të ketë sjellë një përmirësim të lehtë të situatës në vend. Në një takim me presidentin George Ivanov, ky i fundit ka pranuar se kriza mund dhe duhet të zgjidhet me dialog, por ai ka këmbëngulur se Zoran Zaev duhet japë garanci se do të punojë për forcimin e unitaritetit të shtetit.