Serenisima. Rama
Referimi i mangët i së shkuarës si mbrojtje për veten dhe Haxhinaston
Anulimi i kontratës me kompaninë italiane “Serenisima” që kishte fituar tenderin për ndërtimin e By Pass-ve të Fierit e Vlorës e detyron qeverinë të rihapë garën për këto dy vepra të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, pjesë e korridorit të Jugut që duhet të ishin përmbyllur brenda këtij katërvjeçari. Kryeministri ka dhënë për herë të parë sqarime mbi zvarritjen e punimeve dhe dështimin e bashkëpunimit me kompaninë italiane, madje duke shprehur një lloj keqardhje për kontratat skandaloze të nënshkruara në të shkuarën.