sekreti shteteror
Rregullore e re për klasifikimin e informacionit “sekret shtetëror”
Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat për administrimin dhe deklasifikimin e informacionit të cilësuar “sekret shtetëror”. Me një vendim që është marrë në datën 15 nëntor, Këshilli i Ministrave ka miratuar Rregulloren për Deklasifikimin dhe Zhvlerësimin e Informacionit të klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Përveç se detajon në mënyrë më të qartë mënyrën e ruajtjes së informacioni, rregullorja e re përcakton edhe se kush janë subjektet që mund të këkrojnë deklasifikimin, mënyrën sesi zgjidhet zhvlerëisimi apo deklasifikimi i informacionit të fituar nga palë të treta të huaja.