proresta
Karburanti i Kastratit në Lungomare, policia pengon protestën e banorëve të Vlorës
Qytetarët e Vlorës protestuan sot kundër kundër ndërtimit të një pike karburanti në shëtitoren e Skelës. Që në nisje të kësaj proteste, policia e Vlorës u kujdes që mos të kishte grumbullime masive. Nën udhëzimet e drejtuesve më të lartë të policisë, u krijua një perimetër sigurie, afërsisht 2 km nga pika e karburatit. Kjo bëri që në protestën e paralajmëruar prej disa ditësh nuk pati pjesëmarrje masive. Organizatorët janë arrestuar nga policia për grumbullim masiv në kohë pandemie.