postieri i mire
Postieri i mirë i Bullgarisë
“Postieri i mirë” – këtë epitet ka marrë Ivani, një postier në një fshat të braktisur bullgar, në kufi më Turqinë për shkak të qëndrimeve të veta ndaj emigrantëve sirianë. Ivani është subjekt i një dokumentari po me këtë titull – e ku deklaron se do të garojë për zgjedhjet lokale në Golyam Dervent, i boshatisur nga banorët. Dhe nëse fiton do të lejojë që imigrantët sirianë të vendosen në fshat për t’i dhënë sërish jetë atij. “Postieri i mirë” u shfaq në Amsterdam në vitin 2016 dhe ka marrë vlerësime.