philby

Cinizmi si arsye shtetërore/Dokumentet hedhin dritë mbi mbulimin e skandaleve në Britani

Postuar në 21 Korrik, 2017 00:09

Disa dokumente të deklasifikuara së fundmi në Britaninë e Madhe hedhin dritë mbi karakteristikën universale të politikës, pavarësisht sistemit ku ajo manifeston forcën e vet. Çështje të famshme si ajo për Kim Philbyn, John Cairncross, çështja “Profumo” apo edhe disa urdhëra të ish-kryeministres Margaret Thatcher për të mos lejuar rishikimin e dënimit për dy vrasës të famshëm, dalin tashmë në një dritë të re të abuzimit, mbulimit për të mos prekur sfera të larta, për të ruajtur karriera dhe të abuzimit si pasojë e ndërhyrjeve dhe gjykimeve arbitrare. 

Guy Burgess, “Anglezi i Stalinit”. Një libër i ri hedh më shumë dritë mbi “Rrethin e Kembrixhit”

Postuar në 10 Shtator, 2015 18:20

“Rrethi i Kembrixhit” mbetet intrigues akoma. Ndonëse kanë kaluar 50 vjet gati, Britania e Madhe, duket se nuk e harron dot kollaj atë që ndodhi me pesë studentët e Kembrixhit, pjesë e elitës së saj, të cilët u konvertuan në agjentë sovjetikë. Guy Burgess, Kim Philby, John Cairncross(i diskutueshëm), Donald McClean, Anthony Blunt, ishin të agjentë të cilët konsiderohen se i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme sigurisë britanike. Më tej akoma, ata përfaqësojnë një model unik, të agjentit të ndikuar ideologjikisht në një shekull luftërash ideologjike.

Subscribe to RSS - philby