petros Papaconstantinou
Nacionalizmi, kërcënim për idenë evropiane
Bernard-Henri Levy është një nga intelektualët më të mëdhenj të Francës së katër dekadave të fundit. Ai ka drejtuar lëvizjen Nouveaux Philosophes (Filozofët e Rinj), që u shkëput nga rrënjët e saj komuniste dhe u përpoq të krijonte një pikëpamje të re mbi marksizmin. Si interlokutor i të gjithë presidentëve francezë që nga fundi i viteve ‘70 dhe autori i 40 librave, ai ka përkrahur të ashtuquajturat "ndërhyrje humanitare" nga NATO-ja në Ballkan dhe Lindjen e Mesme.