Partenoni
"Departhenon" irriton Ministrinë greke të Kulturës
Ministria e Kulturës në Greqi nisi një hetim pas publikimit në internet të një filmi të shkurtër, në të cilin dy meshkuj shfaqen në skena seksi në Akropolin e lashtë në Athinë.
Filmi 36-minutësh, i titulluar "Departhenon", u publikua më 21 dhjetor, por autoritetet greke e mësuan ekzistencën e tij vetëm këtë javë.
Ministria e Kulturës thotë se nuk ka dhënë leje për xhirimet e filmit “Acropolis”.
Italia i kthen Athinës skulpturat e Partenonit
Muzeu arkeologjik i Sicilisë ka nënshkruar një marrëveshje me Muzeun e Akropolit në Athinë për huazimin e skulpturave të Partenonit. Këto të fundit do të kthehen përkohësisht në Greqi, një praktikë që synon të përfundojë me kthimin e përhershëm dhe inkurajimin e muzeve të tjera (përfshirë Muzeu Britanik) për të bërë të njëjtën gjë.
Historiani britanik: Skulpturat e Partenonit, kopje romake (Video)
Historiani i artit britanik Nigel Konstam pretendon se mermerët e Partenonit, të grabitura nga Earl Elgin janë kopje romake që zëvendësuan skulpturat origjinale. Më konkretisht, teoria e tij thotë se skulpturat origjinale të Parthenonit "u dëmtuan nga një shi acid” të ndikuar nga oxhaqet afër Akropolit.
Historiani britanik thotë se pikëpamja e tij bazohet në prova të forta: "Teoria ime është aq e fortë, sepse elementet që mbështesin pikëpamjen time janë sa të thjeshta aq edhe të qarta, madje edhe për njerëzit e thjeshtë, të cilët mund të për të shohin dallimet"
Lubonja: Ja pse Rama është injorant në lidhje me Akropolin
Analisti Fatos Lubonja ka analizuar nga studio e “Opinion” në News24 situatën politike duke nisur nga përplasjet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, çështjen e Himarës, daljen në skenë të partive të reja e deri tek koalicionet politike për të ndërtuar shtetin e institucioneve. Lubonja e ka quajtur kryeministrin Edi Rama, ‘injorant’ në lidhje me deklaratat e tij për Akropolin, duke thënë se ai nuk di historinë.