paraburgimi
A po çon kolapsi i Gjykatës së Lartë në lirimin e personave me rrezikshmëri të lartë?
Ngecja në rrjetën e vettingut të gjyqtarëve të gjykatës së lartë Artan Broci dhe Sheklzen Selimi, ka nxjerrë jashtë funksionit edhe Gjykatën e Lartë. Ndërkohë Avokat Baftjar Rusi në një intervistë për Televizionin TemA ngriti alarmin se ky ngërç me Gjykatën e Lartë ka bërë që kriminelë që mund të dënoheshin edhe me burgim të përjetshëm të lirohen për shkak se humb fuqia e paraburgimit.