odisea

Zbulohet e paprekur anija 2 400 vjeçare (Video)

Postuar në 23 Tetor, 2018 16:18

Një anije tregtare me gjatësi 23 metra e gjetur nga një grup arkeologësh në Detin e Zi, është më e vjetra e zbuluar deri më tani. Është identike me anijen e Odiseas e ilustruar në një qeramikë të famshme në Muzeun Britanik. Sipas Thë Guardian kjo anije besohet të ketë mbetur në shtratin e detit për më shumë se 2400 vjet qëkurse u fundos.

Anija 23 metër e gjatë u gjet pothuajse e paprekur gjatë ekspeditës së vitit 2017 në një thellësi prej më shumë se 2 km. Ishin thuajse të padëmtuara, direku, timoni dhe ndenjëset e kupive ende në vend

Akili i zi

Postuar në 04 Qershor, 2018 23:54

Janë të pakta temat që provokojnë kaq shumë kundërshti sa ngjyra e lëkurës e grekëve të vjetër.  Një artikull i publikuar vitin e kaluar në “Forbes” nga studiuesja e epokës Klasike, Sarah Bond e universitetit të Iowa, provokoi një stuhi të vërtetë, për shkak se vinte në dukje faktin se shumë nga statujat greke që duken të bardha sot, në antikitet ishin të lyera me ngjyra.

Plotësohet edhe dosja e Odiseas: Sipas disa shkencëtarëve heroi mitik i vrau pretendentët më 30 tetor të vitit 1207 p.e.s

Postuar në 01 Janar, 2016 20:18

Disa shkencëtarë në universitetin e Athinës janë përpjekur që të përcaktojnë me saktësi kohore veprimet dhe ngjarjet e poemave homerike: Iliadës dhe Odieseas. Referuar atyre që përshkruhen në poemë, në lojë kanë hyrë edhe astrofizikanët. Të paktën për ngjarjet poemës “Odisea” ku vepron heroi me të njëjtin emër. “Ne besojmë se historia na shpalos disa ngjarje reale. Odisea arriti në Itaka më 25 tetor 1207 p.e.s. Pesë ditë më vonë një eklips diellor u regjistrua në detin Jon. Në këtë ditë Odisea vrau pretendentët.

Subscribe to RSS - odisea