mumje
Egjipt, zbulohen 50 mumje të dinastisë së Ptolemeut (Video)
Mumje 2 mijë vjeçare që datojnë nga dinastia e Ptolemeut janë zbuluar në katakombet e Egjiptit në zonën e njohur arkeologjike të Tun el Gebel. Arkeologët egjiptianë prezantuan edhe varrin ku u gjetën 50 mumjet në Minia, në jug të Kajros.
"Ne gjetëm dy varre nëntë metra të thella që përmbajnë më shumë se gjashtë dhoma”-tha për AFP Mohamed Ragab, i cili merr pjesë në ekspeditën e kërkimeve, të cilat janë duke vazhduar.
Zbulohet mumja “Van Gogh” në Saragoza të Spanjës
25 mumje janë gjetur nga arkeologët në një kishë në fshatin Quinto, afrë Saragozës në Spanjë. Një prej tyre shëmbëllen shumë me autoportretin e piktorit të njohur Van Gogh, ndaj edhe është emërtuar me këtë emër: mumja Van Gogh. Gërmimi u krye në vitin 2014 dhe nga stduimet e deritanishme bëhet fjalë për persona që kanë jetuar në shekullin e 18-të dhe fillimin e shekullit të 19-të. Nga trupat e gjetur, 11 janë fëmijë, çka ka lënë dyshimin se bëhet fjalë për një epidemi. Mumifikimi natyral ka ndodhur për shkak të tokës shumë të thatë.
Thesari i Tutankhamun. Në kërkim të Nefertitit...
Për gati një shekull, gërmimet në Egjipt në Luginën e Mbretërve, kanë nxjerrë në dritë 64 varre dhe dhoma të tjera të lidhura me to. Thesari më i madh i gjetur është ai i Tutankhamun, njohur si KV62, por janë gjetur edhe mumje të dinastive mbretërore18-19. Duke nisur në vitin 2007, shkencëtarët egjiptianë kryyen teste genetike në 16 mumje mbretërore, mes të cilëve u zbuluan të afërmit e faraonit Tut, gjyshërit, prindërit, gruaja dhe dy vajzat. Mungon një mumje nga kjo periudhë, e bukura Nefertiti. Ajo ishte gruaja e parë e Akhenaten, babait të faraonit Tut.