miroslav lajcak
Refuzimi i Kurtit sjell Lajçakun sërish në Prishtinë
Prishtina ka refuzuar ftesën për raundin e ri të dialogut teknik me Serbinë. Shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë-Metohi, Petar Petkoviç, ka thënë për Tanjug se ndërsa Beogradi e ka pranuar ftesën, Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin e parashikuar për në 7 nëntor.
Weller: Lajçak mban anën e Serbisë, Kosovës i falet humbja e besimit te BE-ja
Prof. dr Marc Weller, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare dhe i Studimeve Kushtetuese Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit, analizon arsyet e bllokimit të negociatave të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Weller kritikon rolin e Mirosllav Lajçak, si lehtësues i dialogut në emër të Bashkimit Europian. Sipas tij, në cilësinë e udhëheqësit të dialogut, Lajçak (të cilit gjatë analizës i referohet si Lehtësuesi) ka qenë i pabalancuar dhe kjo rrezikon vazhdimin e procesit, pasi po humbet besimi te BE si faktor ndërmjetësues në dialog.
Ndarja mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Lajçak: Qartësoni prioritetet e politikës së jashtme
Bashkimi Europian do të ndihmojë dhe do të sigurojë autoritetin e vet në Ballkanin Perëndimor, por ky i fundit duhet të qartësojë prioritetet e politikës së jashtme. Kështu është shprehur Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtine-Beograd, MIroslav Lajçak gjatë forumit të Bratisalvës duke lënë të kuptohet se mes BE-së dhe rajonit tonë ka tanimë një thyerje që duhet riparuar.
Bashkimi Europian i ka ndihmuar këto vende shumë, por ne duhet të shohim një angazhim të qartë. Duhet të qartësoni mirë prioritetet