kushtezimi
LSI kushtëzon votën për projektligjin e Shkollës së Magjistraturës me ndryshimet në ligjin për konçesionet
Lëvizja Socialiste Për Integrim e kushtëzon votën e saj për projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njohur si projektligji për shkollën e magjistraturës, me ndryshimin e ligjit për koncesionet. Në një intervistë për Tema TV, Naço la të kuptohet se mazhoranca duhet të marrë parasysh propozimin e LSI-së për ligjin për koncesionet, të depozituar para dy vitesh.
Naço tha se projektligji i propozuar nga dy deputetët e mazhorancës, Manja dhe Bushka, është një projektligj blic dhe i hartuar sipas interesave të mazhorancës.
Kushtëzime para takimit të Kretës
Në Greqi duket se raportet me ShBA-në po njohin ngritje dhe njësoj siç veprohet në Shqipëri nga klasa politike, përpjekja për ta kapitalizuar mbështetjen amerikane nuk mungon.
Nuk ka asnjë fitore diplomatike apo politike në Maqedoni
Ka një përpjekje tinzare në mediat e pushtetit të Tiranës për të amplifikuar atë që ka ndodhur këto ditë në Maqedoni me ligjin për gjuhët. “Zyrtarizohet gjuha shqipe”, ky është titulli që po synohet t’i ngulitet në mendje shqiptarëve, si e si që të shitet një sukses diplomatik i Tiranës zyrtare që mori pjesë aktivisht në minimin e stabilitetit politik e institucional të Maqedonisë në muajt e fundit.