kinzhal
Dislokohet sistemi “Kinzhal” në Ukrainë, Mariupoli në darë. Marina Ruse: Mina detare po lundrojnë drejt Bosforit
Ukraina ka hyrë tashmë në një fazë të re të presionit ushtarak rus, teksa rënia e Mariupolit është çështje orësh. Qyteti bën pjesë në krahun jugperëndimor të goditjes ruse që i është afruar Kievit nga veriu, Kharkivit nga Lindja dhe rrezikon të mbyllë darën rreth kryeqytetit ukrainas. Beteja për qytetin dhe rajonin përreth ka rëndësi edhe për faktin se aty ndodhet Azovstal, një ndër impiantet më të mëdha në Europë të çelikut duke rrezikuar kështu prekjen e një tjetër tregu me rëndësi strategjike.
Videolajm/Rusia teston me sukses raketën hipersonike "Kinzhal"
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaron se ka kryer me sukses testimin e raketës hipersonike "Kinzhal", e cila është lëshuar nga një avion Mig-31. Raketa e cila arrin shpejtësi 10 herë shpejtësinë e zërit ka rreze 2000 km dhe u shpëton sistemeve mbrojtëse që përdoren sot. "Kinzhal" bashkë me armatime të tjera u prezantuan javën e kaluar nga presidenti rus, Putin si pjesë e riarmatimit të Rusisë dhe shkëputjes në epërsinë teknologjike ndaj Perëndimit. Mes këtyre armëve bëjnë pjesë edhe raketa apo dronë nënujorë me energji barthamore dhe pavarësi të pakufizuar.