Kavaje

Aksidenti i Kavajës/Flet nëna e Sokolit dhe Aliçes. Asnjë fjalë nga "memeci" Haxhinasto

Postuar në 19 Maj, 2016 19:05

Silva Negollari, nëna e fëmijëve që humbën jetën në aksidentin e Kavajës, ka folur në një intervistë për "AbcNews". "Thotë se çdo gjë ndodhi befasisht. Ajo thjesht hapi krahun e një tjetri mjeti, por hekurat e anësores, e përfshinë makinën mes për mes. Udhëtimi që i ndryshoi përgjithmonë jetën familjes Negollari, u bë pas insistimit të fëmijëve. Dy netë me radhë, dy më të rriturit, duke qarë kishin këmbëngulur që nëna e tyre t'i çonte në Rrogozhinë. Për ta ishte udhëtimi i fundit. Kaq mundi të fliste Silva Negollari e cila u ndërpre nga bashkëshorti Sokoli. Ai nuk pranon asnjë kamera.

Aksidenti i Kavajës/Kompania e karburantit, fituese e tenderit për mirëmbajtjen e rrugës. Pse e ka qepur gojën ministri Edmond Haxhinasto?

Postuar në 13 Maj, 2016 20:56

Zbulohet skandali i radhës në lidhje me aksidentin tragjik, ku humbën jetën dy fëmijë në autostradën në Kavajë. Mungesa e barrierave metalike anash rrugës, që solli edhe pasojat tragjike të këtij aksidenti, ka ardhur si pasojë e një sërë vendimesh dhe veprimesh, që lidhen pikërisht me karburantin, i cili ka përfituar nga mungesa e këtyre barrierave.

Aksidenti tragjik i Kavajës, që të Rilindësh duhet të vdesësh pa barriera (Video)

Postuar në 09 Maj, 2016 10:39

Prokuroria e Kavajës, ashtu sikurse edhe ekspertë rrugorë thonë se aksidenti i së shtunës në Kavajë, ku nëna me tre fëmijët u ngul në trafikndarësen e autostradës  nuk do të kishte këtë bilancin tragjik, të vdekjes së dy fëmijëve 3 dhe 5 vjeç nëse barriera anësore prej metali nuk do të ishte e ndrëprerë.

Kalaja e Bashtovës

Postuar në 16 Janar, 2016 22:52

Kalaja e vetme fushore në Shqipëri. Ajo është ndërtuar pranë fshatit Vile-Bashtovës në Kavajë. U ndërtua në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve,per shkembime tregtare, pasi zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave 

Berisha bën një akuzë publike për vrasje

Postuar në 12 Gusht, 2015 15:17

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon sot një denoncim që sipas tij i ka mbërritur nga një qytetar i Kavajës. Krahas këtij denoncimi, Berisha shton edhe një të vetin: “Qytetaret denoncojne me guxim shefin e komisariatit te Kavajes dhe mikun e Rames, Ervis/ Elvis Rroshin dhe banden e tij, qeveria hesht! Te dashur miq, ne territorin e komisariatit te Kavajes kane ndodhur disa nga krimet me te shemtuara gjate ketyre dy viteve. Ne kete territor u ekzekutua, thuhet nga kriminele me uniforme, i burgosuri perjete Astrit Gjepali pasi ai kishte rrahur ne burg Shullazin e Sajmir Tahirit.

Opozita kërkon vëmendjen e SHBA për videon e Ramës me Roshin

Postuar në 07 Gusht, 2015 13:32

Sfidë ndaj qytetarëve, opozitës dhe SHBA-ve e ka quajtur Partia Demokratike shfaqjen e kreut te qeverisë Rama me kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi, duke kaluar kohë së bashku me një lokal. Në një deklaratë për mediat, PD thekson se Rama u shfaq sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht pasi Partia Demokratike paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit.

I shoqi i Bujana Bushit, viktimës së aksidentit në Kavajë, kërkon 100 mijë eurot dhe akuzon për fshehje të ngjarjes

Postuar në 03 Gusht, 2015 14:04

Kundrejt njoftimeve policore edhe për kapjen e një grami hashash, një aksident rrugor i lënë në heshtje, edhe pse ka patur një viktimë, dhe shuma e parave prej 100 mijë eurosh që kishte në çantë 32 vjeçarja Bujana Bushi, bënë dje xhiron e mediave. Policia së fundi sqaroi se sendet e gjetura në vendngjarje i ka prokuroria, por kjo nuk e bind bashkëshortin e Bujanës, Vullnet Troka, 45 vjeç.

Pages

Subscribe to RSS - Kavaje