kali
Kali dhe njeriu
Kali. Kafsha fisnike, bashkëudhëtare e njeriut, pjesë e pandarë edhe e historisë së qytetërimit. Marrëdhënia mes kalit dhe njeriut zë fill që në kohërat prehistorike, diku te 900 mijë vjet më parë, pas mbërritjes së eohippus – kali i parë – në Europë nga Amerika e Veriut. “Rreth 50 milionë vjet më parë, në pyjet e Amerikës së Veriut, një barngrënës i druajtur, më pak se dy këmbë i gjatë, ushqehej me gjethe dhe fruta. Paraardhësit e kësaj krijese të vogël që tani quhet, eohippus – kali i parë – rreth 1.5 milionë vjet më parë evoluan në atë që sot e njohim si kali.