jess baily
Një referendum që mbrohet nga "humbësit". Dhe bojkoti surprizë i shqiptarëve
Ballkan është. Çdo deklaratë e një të huaji mund të shndërrohet në skenar objektiv dhe alternativë zhvillimesh politike. Demokracia është asgjë më shumë sesa një shaka, një dhuratë në këto anë ku serioziteti është virtyt vetëm në luftëra. Kështu mund të shpjegohet lloji i qasjes që përfaqësuesi amerikan në Shkup, ambasadori Jess Baily ka adoptuar për rezultatet e referendumit të së djelës ku pati një bojkotim masiv.
Lëmshi “Baily” në Maqedoni dhe një rol i Presidentit që vlen për t’u shënuar
Agjencia maqedonase e informacionit MIA, raporton sot se pesë kongresmenë të Kongresit amerikan, në krye të cilëve është republikani Christopher Smith, kanë kërkuar nisjen e hetimeve për ambasadorin Jess Baily. Akuza është e paprecedentë: Bailly akuzohet se po ndjek lojën e Fondacionit Soros në Maqedoni, si në finacimin e mediave dhe OJQ-ve, ashtu edhe në mbajtjen e një qëndrimi partizan në negociatat për krijimin e qeverisë së re.