jean luc godard
Ndërron jetë Jean-Luc Godard
Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, Jean Luc Godard, një ndër regjizorët më ndikur të shekullit të 20-të. Sipas raportimeve të familjes ai përfundoi jetën me vdekje të asistuar. I cilësuar si babai i Valës së Re Franceze, ai debutoi me « Pa frymë » si suksesin e parë, një film që përuroi suksesin edhe për Jean Paul Belmondo. Filmi cilësohet si innovator për mënyrën e xhirimit me kamera në lëvizje dhe një skenar të improvizuar.