Iowa
Etja e ChatGpt, 5 milionë litra ujë konsumi javor
Në periferitë e shtetit të Iowa-s, në mes të fushave të mbjella me misër, Microsoft ka të instaluara disa prej qendrave më të mëdha të ruajtjes së të dhënave. Në to, ChatGpt-4 punon pa pushim. Mes mundësive që kanë sjellë për banorët e kryeqytetit Des Moine, këto qendra u thithin atyre edhe një pjesë të mirë të ujit.
Qendrat janë në fakt magazina me file kompjuterike që elaborohen pa pushim. Falë kësaj, ChatGpt u jep përgjigje miliona përdoruesve në ditë.
Cruz dhe Clinton, fitues në Iowa
Me një rezultat surprizë Ted Cruz, fitoi betejën e parë mes republikanëve për zgjedhjet presidenciale. Kur ka mbetur edhe shumë pak deri në rezultatin përfundimtar në provën e Ajoas, Cruz ndodhet në vendin e parë me 28% të votave , duke lënë pas kandidatin kryesor, miliarderin Donald Tramp, i cili u ndal 24% të votave. Politika e tij nacionaliste, duket se ka shërbyer pak, pasi Tramp rrezikoi të kalohej në këtë votim edhe nga Senatori Marko Rubio, i cili u rendit i treti me 23%.