ilir cuko
Profesioni jashtë vendit më solli më afër me Shqipërinë
Ideja e intervistës me Ilir Çukon, regjisor, fotograf - dokumentarësh dhe producent – radioje, mori shkas nga ekspozita e tij e fundit në Athinë, me titullin “Life in Limbo”, kushtuar refugjatëve afganë, që u vendosën në Shëngjin, pas marrjes së pushtetit nga talibanët. Me Ilirin, nuk arritëm dot të takoheshim në Athinë, por rastësia e solli, që të ndeshemi në prezantimin e romanit të një bashkëmoshatari të tij në Tiranë, që porsi Iliri kishte emigruar në moshë të vogël dhe ndodhej për pak ditë në Tiranë.