Gjermania Naziste
Në kampin sovjetik përballë Gjermanisë naziste, historia e djalit të Mao Ce Dunit
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fëmijët e liderëve sovjetikë shpesh merrnin pjesë në luftime së bashku me ushtarët e zakonshëm: mes tyre ishte djali i Stalinit, i cili u kap rob nga gjermanët (dhe vdiq në robëri), komandanti i baterive të artilerisë Yakob Dzhugashvili; më pas edhe djali i Hruschev - piloti Leonid Khruschev, i cili vdiq gjatë luftimeve në 1943.
Presidenti gjerman: Pushtimi nazist i Bashkimit Sovjetik ishte barbari
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e cilësoi barbari pushtimin e Bashkimit Sovjetik nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke folur në muzeun gjermano-rus në Berlin-Karlshorst, në një ceremoni përkujtimore me rastin e 80-vjetorin e pushtimit të Bashkimit Sovjetik. Muzeu është i vendosur në të njëjtën ndërtesë ku Vermahti gjerman nënshkroi dorëzimin e pakushtëzuar të përfaqësuesve të Bashkimit Sovjetik, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës më 8 maj 1945.
Një krahasim i Turqisë me Gjermaninë naziste
Për Asli Erdogan, shkrimtare turke, e cili rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm në Turqi, situata në vendin e saj është shumë serioze.
"Mënyra se si gjërat shkojnë në Turqi më kujton Gjermaninë naziste", tha shkrimtarja 51-vjeçare nga Frankfurti ku ajo jeton.
"Unë mendoj se është një regjim fashist. Nuk është ende Gjermania e viteve 1940, por ajo e viteve 1930"- shpjegon ajo duke iu referuar periudhës kur nazistët imponuan fuqinë e tyre duke shtypur çdo zë kundër.
“The Associated Press” pranon marrëveshjen për shkëmbim fotosh me nazistët
“The Associated Press” ka publikuar së fundmi një raport mbi mbulimin që përfaqësuesit e saj i kanë bërë zhvillimeve në Gjermaninë naziste në vitete 1933 – 1945. Raporti është i shfrytëzueshëm online dhe ai është shkruar bazuar mbi arkiva të AP-së, dëshmi të kohës, por edhe fonde arkivore të ushtrisë amerikane. “AP dhe Gjermania Naziste(1933-1945). Informimi mbi Tiraninë”, titullohet punimi i cili ka marrë shtysë nga kritikat e historianes Harriet Scharnberg.
Raporti mbi divizionin SS “Scanderberg”/Arrestoi të gjithë hebrejtë e Kosovës. Heroizmi i shqiptarëve, mit. Në Prizren dhe Prishtinë flitet më shumë turqisht sesa shqip
Robert Elsie publikon së fundmi në faqen e tij një raport të August Schmidhuber, komandant i Divizionit SS të shqiptarëve të Kosovës, i hartuar në 2 tetor 1944 në Bavari. Raporti vjen pra pak javë nga largimi i trupave gjermane nga territori i Shqipërisë dhe aty siç dihet tanimë, konsideratat gjermane për rekrutët dhe cilësinë e divizion “Scanderbeg” janë jo shumë të larta.
Një biografi provokuese mbi Hitlerin. Shndërrimi nga oportunist në antisemitist të betuar
"Nëse Hitleri do të kishte vdekur në vitin 1938 dhe dikush tjetër do të kishte marrë postin e tij, historia e njerëzimit do të kishte marrë një tjetër rrjedhë”. Historiani dhe profesori i Universitetit të Londrës, Peter Lugerih sjell një tjetër biografi të Adolf Hitlerit dhe një qasje të re mbi personalitetin e diktatorit nazist. Ngjitja në pushtet, krijimi i Rajhut të Tretë, përndjekja e hebrenjve dhe rënia e Fyreit janë kollonat e biografisë prej 1925 faqesh të librit që botohet më 9 Nëntor.