fushata presidenciale

Fondet e fushatës, Le Pen gjen shpëtim te Orbani

Postuar në 10 Mars, 2022 09:44

Deklaratat e pasurisë së kandidatëve presidencialë francize, të publikuara të mërkurën, zbuluan se banka MKB i ka dhënë kandidates franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, 10.6 milionë euro kredi, me të cilën do të financohet fushata e saj presidenciale.

MKB është pjesërisht në pronësi të miliarderit Lőrinc Mészáros, miku dhe aleati i kryeministrit Viktor Orbán, raporton Euractive, duke iu referuar mediave hungareze.

Trump: Shpresoj që Clinton të bëhet mirë dhe të kthehet në betejë

Postuar në 12 Shtator, 2016 16:11

Shëndeti i Hillary Clinton është tashmë çështje e ditës në fushatën presidenciale amerikane. Rivali i saj direkt, Donald Trump, ka folur për këtë temë në “Fox&Friends” dhe ka dhënë një përgjigje diplomatike:

“Diçka ka, por unë shpresoj që ajo të bëhet mirë dhe të kthehet dhe të shihemi me të në debat”, tha Trump.

Ai e ka akuzuar Clintonin javë më parë se ka fshehur probleme shëndetësore, akuza për të cilat u stigmatizua. Koha i dha të drejtë, por kësaj radhe Trump ka zgjedhur të jetë më njerëzor.

“Make America Great Again” - një pikturë që ka sjellë andralla të mëdha

Postuar në 17 Prill, 2016 19:30

Një pikturë e Illma Gore, ku paraqitet kandidati republikan për President i ShBA-së, Donlad Trump, nudo dhe me penis të vogël, ka sjellë disa probleme për autoren. Piktura e titulluar “Make America Great Again” është ekspozuar në “Maddox Gallery” në Londër dhe ofertat për blerjen e saj nuk kanë munguar. Mirëpo pasi e publikoi në Facebook-un e saj dhe pasi piktura u bë shumë e shikuar, kërcënimet për kallëzim penal nëse piktura shitej, mbërritën në adresë të autores.

Në fushatë presidenciale edhe alienët, Clinton: “Nëse bëhem presidente do të zbuloj të vërtetën për UFO-t”

Postuar në 04 Janar, 2016 15:52

Gara e vërtetë mbetet të jetë Trump me Clinton. Të dy po ofrojnë spektaklin që vlerësohet po aq sa programet. Dje miliarderi që garon për republikanët për President të SHBA-së deklaroi se administrata Obama ka krijuar Shtetin Islamik. Më pas Hillary Clinton foli edhe për alienët si dhe hapjen e dosjeve për vizitorët e mundshëm.  Ajo e ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste për “The Conëay Daily Sun” në Neë Hampshire. “Po do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje. Dhe mendoj se duhet të dërgojmë edhe një task force në Zonën 51. Unë mendoj se ne mund të jemi vizituar tashmë.

Donald Trump në qendër të vëmendjes, por edhe të humorit(video)

Postuar në 04 Gusht, 2015 19:42

Ndërkohë që fushata për president në ShBA është përqendruar te shfaqjet publike të Donald Trump, Jimmy Fallon dhe Chris Christie, kanë vënë në lojë, atë përmes një bisede të supozuar me Presidentin Barack Obama. Ashtu si në realitet, pyetjeve për emigracionin, ekonominë dhe edukimin, Trump(Fallon) u përgjigjet: "Do të ndërtoj një mur gjigand".
http://www.washingtonpost.com/news/the-fix/wp/2015/08/04/jimmy-fallon-im...

Subscribe to RSS - fushata presidenciale