fshatare
Çfarë po ndodh në Berat? Shkrimtari Balil Gjini flet për “shpopullime nga qytetarët dhe popullim me fshatarë”
Shkrimtari Balil Gjini shkruan sot në gazetën “Mapo” për disa zhvillime në Berat që kanë për autor kryesor kryetarin e bashkisë Petrit Sinaj(opinioni i plotë: http://www.respublica.al/2016/01/26/kafka-pas-luleve).
Kafka pas luleve
Gjithmonë kam qenë i bindur se pas çdo bukurie skërmitet një kafkë e shëmtuar, e cila i kujton asaj përkohshmërinë, pas çdo tufe me lule gjendet kryqi i një varri, pas çdo burbuqeje dhe sythi peme rrinë kërcënues dhëmbët e një vemjeje. Kjo është jeta dhe njeriu bën ç’është e mundur ta zbrazë gotën e zezë të pikëllimit dhe ta mbushë atë me sadopak shkumë të bardhë hareje.