feremeret
Bujqësia, potencial për 100 mijë vende të reja pune. Nis puna për formalizimin, kartat dhe regjistrin elektronik për fermerët
Është thënë dhe përsëritur se një nga problemet kryesore të bujqësisë shqiptare është baza e paqëndrueshme ligjore për tokën, pronësinë e saj dhe mandej fragmentarizimi. Gjithsesi, iniciativa e lirë ka sjellë një zhvillim relativ të bujqësisë në Shqipëri në këto vite kur vëmendja e shtetit ndaj këtij sektori ka qenë thuajse minimale. Në kushtet kur industri si ndërtimi nuk ka për të sjellë më atë vrull zhvillues si disa vite më parë, vëmendja ndaj bujqësisë fiton tjetër rëndësi, sidomos kur në plan global ushqimi po kthehet në problem serioz.