fatura financiare

Fatura financiare e reformës në drejtësi/Jo vetëm nga buxheti. Qeveria po kërkon para edhe nga donatorët

Postuar në 06 Tetor, 2016 18:51

Fatmir Xhafa, kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi ka zyrtarizuar sot trajtimin financiare për prokurorët dhe gjyqtarët që do të kalojnë vettingun. Duke folur në seancë plenare, Xhafa ka hedhur dritë mbi peshën buxhetore që zë ky trajtim preferencial dhe i posaçëm, që nis që nga shkalla e parë.

Fatura financiare e Reformës në Drejtësi/Pagat e 1000 gjyqtarëve sa buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Financave kërkon rishikim

Postuar në 19 Gusht, 2016 15:38

Fatura Financiare për përballimin e shpenzimeve që rrjedhin nga reforma në drejtësi është jo e vogël dhe vë në vështirësi buxhetin e shtetit. Kështu raporton “Vizion Plus” që informon se posedon korrespondencën mes Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën dhe Ministrisë së Financave. Sipas kësaj korrespondence, rezulton se edhe trajtimi me paga i gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të kryejnë detyrat në institucionet e reja që krijohen kanë një efekt jo të vogël.

Pronat, Vrima e zezë që po i përthith të gjithë

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 09:34

Ligji i ri për Trajtimin e Pronës, në themel të të cilit kompensimi vlerësohet me çmimin e shpronësimit të vitit 1944 plus një indeksim të vlerës në vite, pritet të çlirojë buxhetin e shtetit nga fatura e lartë, por nga ana tjetër ul me shume se 7 herë vlerën e kompensimit për ish-pronarët. Avokatura e Shtetit jep alarmin se kostoja në buxhet e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut për vendimet në proces arriti në 600 mln euro.

Subscribe to RSS - fatura financiare