biodiversiteti
Të drejtosh botën nga prapaskena
Një studim i zakonshëm i një lloji të veçantë kërpudhash ka sjellë një zbulim të papritur. Në disa prej tyre, të cilat rriteshin pranë rrënjëve, u gjetën gjurmë AND-je nga specie të panjohura.
Zbulimi në Suedinë veriore i hapi rrugën një vëzhgimi më të kujdesshëm që nxori përfundimin se gjurmë të tilla gjenden kudo. Një terren i papastër, një trup ujor apo ajri që thithim ka shanse të ketë kërpudha, myk dhe maja (ose spore të tyre) që askush nuk i ka parë ndonjëherë.
Një përfitim i jashtëzakonshëm - Shkolla verore për biodiversitetin
Liqenet e mëdha të Ballkanit Perëndimor, Liqeni i Ohrit, i Prespës dhe i Shkodrës, ofrojnë një pasuri të madhe bimësh dhe kafshësh dhe janë për këtë arsye një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë natyrore të Evropës.