bellydance
Bellydance, mes rrëshqitjes drejt striptizës dhe përpjekjeve për ta çuar në UNESCO
Egjiptianja Amie Sultan, kërcimtare bellydance, ka ndërmarrë një nismë për ta bërë këtë lloj arti e saj pjesë të listës së trashëgimisë kulturore së UNESCO-s. Shfaqjet e orëve të vona në klubet buzë Nilit janë gjithnjë e më të kërkuara, ndërsa turistët kanë nisur të rikthehen në Egjipt. Ata vijnë nga të gjitha vendet e botës, por në mënyrë të veçantë të pasionuar pas shfaqjeve bellydance janë turistët nga bota arabe.